Reforma Territoriale dhe Administrative në Shqipëri
Detyra
"Anketa e zërit të qytetarëve" është një projekt që synon të mbledhë, përmes një kampioni përfaqësues, opinionet e qytetarëve lidhur me:
- Njohuritë që kanë qytetarët për aspekte të ndryshme të reformës
- Nivelin e mbështetjes ose kundërshtimit të qytetarëve ndaj nevojës për reformë në parim
- Nivelin e mbështetjes ose kundërshtimit të qytetarëve ndaj propozimeve konkrete për ndarjen e re administrative të propozuar nga Qeveria
- Arsyet e mbështetjes ose të kundërshtimit
- Perceptimet e ndryshme mbi problemet me të cilat përballet qeverisja vendore
Zgjidhja
Për të pasur një kampion sa më përfaqësues të popullsisë, me mundësi të barabartë ose të llogaritshme përzgjedhjeje për çdo zonë dhe çdo qytetar të rritur të Shqipërisë, është hartuar një skemë e kujdesshme kampionimi.
- Territori i Shqipërisë është ndarë në 47 zona funksionale sipas variantit me më shumë zona të propozuara.
- Zonat kategorizohen në segmente të caktuara popullsie për të bërë ndarjen e madhësisë së kampionit për çdo segment.
- Zonat më të vogla gjeografike të përcaktuara nga Qendrat e Votimit sipas zgjedhjeve parlamentare më të fundit të vitit 2013 shërbejnë si Njësi Primare të Kampionimit.
- Njësitë Primare të Kampionimit stratifikohen sipas parametrit Urban ose Rural (Bashki/Komunë) dhe më pas sipas njësisë përkatëse të qeverisjes vendore.
- Një algoritëm i veçantë përzgjedh Njësitë Primare të Kampionit duke përdorur numrin e votuesve të secilës Qendër Votimi si parametër madhësie.