Portali i Integritetit Ligjor

Portali i Integritetit Ligjor - pamje e projektit

Detyra

Projekti "Vlerësimi i Hapësirave për Korrupsion në Legjislacionin Shqiptar" synon të ndërtojë një sistem për vlerësimin profesional të hapësirave për korrupsion në legjislacionin e Shqipërisë. IDRA do të krijojë një sërë instrumentesh që mund të përdoren nga ekspertët në fushën e hartimit të legjislacionit, si:

  • Manual për vlerësimin e hapësirës për korrupsion në legjislacion
  • Set procedurash që do të zbatohen gjatë hartimit të legjislacionit
  • Raporte standarde për vlerësimin e hapësirës për korrupsion në legjislacion
  • Një bazë të dhënash elektronike për ruajtjen e raporteve të vlerësimit të legjislacionit

Zgjidhja

Ky portal elektronik i ndërtuar nga IDRA do të shërbejë për të parë cilat rekomandime do të merren parasysh nga raportet e vlerësimit të përgatitura nga ekspertët e përzgjedhur.

  • Çdo raporti i aplikohet një sistem vlerësimi i rrezikut për korrupsion, dhe portali i rendit aktet ligjore sipas këtij treguesi, në mënyrë që çështjet më të rrezikuara të monitorohen.
  • Portali synon, ndër të tjera, të shërbejë edhe për informimin dhe edukimin e publikut mbi këto çështje.