Sistemi i Informacionit të Menaxhimit për Naftën Bujqësore në Shqipëri
Detyra
MBZHR - Shqipëri, si pjesë e projektit për krijimin dhe vënien në funksionim të një skeme mbështetëse për naftën bujqësore pa taksa për fermerët, kërkoi përgatitjen e një zgjidhjeje për një sistem informacioni të menaxhimit (MIS) që do ta operonte këtë skemë. MIS i Naftës Bujqësore do të jetë mjeti kryesor që do të përdoret nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për:
- Menaxhimin e të gjitha aplikimeve të fermerëve.
- Menaxhimin e shpërndarjes së kartave të karburantit te fermerët e kualifikuar.
- Shpërndarjen dhe monitorimin e karburantit.
- Monitorimin në terren dhe auditimin e fermerëve që kanë marrë naftë pa taksa.
Zgjidhja
IDRA DiGIS konceptoi sistemin dhe përgatiti Specifikimet e plota të Kërkesave të Sistemit (SRS) për MIS. SRS përfshinte:
- Profilet e përdoruesve të MIS
- Histori përdoruesish (user stories) për të gjitha funksionalitetet e sistemit
- Mjetin e mbledhjes së të dhënave të Aplikimit të Fermerëve për e-Albania
- Strukturën/dizajnin e bazës së të dhënave
- Mock-up-et
- Zhvillimin e të gjithë algoritmeve për të gjitha llogaritjet e MIS
- Konceptet e aplikacionit mobil dhe histori përdoruesish
- Trajnimin e përdoruesve të sistemit