Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Pogradec

Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Pogradec - pamje e projektit

Detyra

Projekti "Hartimi i Planeve të Përgjithshme Vendore për 26 Bashki në Republikën e Shqipërisë, të ndara në Lote" ka përfshirë një territor studimi shumë të gjerë në Republikën e Shqipërisë. Bashkitë e përzgjedhura janë ato që vitet e fundit kanë treguar se mbajnë peshën më të madhe të presionit zhvillimor, për shkak të pozicionit strategjik ose të burimeve natyrore në territorin e tyre.

Zgjidhja

  • Për t'iu përgjigjur nevojave të Bashkisë dhe kërkesave të mësipërme, konsulenti ka hartuar modelin dhe kërkesat teknike që do të paraprijnë një platformë shumëqëllimëshe sipas Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS), si rekomandim për bashkinë që ta përshtatë atë si strukturën bazë për të dhënat e saj.
  • Në mbështetje të Vendimit për Regjistrin, programet kompjuterike që rekomandohet të përdoren nga njësitë e qeverisjes vendore për qëllime komunikimi elektronik do të jenë sipas standardeve të hapura (pra standarde të hapura dhe të disponueshme për përdorim e përpunim të gjerë publik).